BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
Mirë se erdhe!
Ky është një mjet kërkimi për botimet në gjuhë të ndryshme të Dëshmitarëve të Jehovait.
Për të shkarkuar botimet, të lutemi vizito jw.org.
  • Sot

E shtunë, 27 shtator

Fryma e shenjtë që na u dha, i ka mbushur zemrat tona me dashurinë e Perëndisë.—Rom. 5:5.

Vër re fjalën «mbush» që përdoret në vargun më sipër. Sipas një vepre referimi, ajo përcjell idenë se dashuria e tij «vërshon si lumë». Çfarë fjale e fuqishme për të nxjerrë në pah sa e madhe është dashuria e Jehovait për të mirosurit! Të mirosurit e dinë se janë «të dashur për Perëndinë». (Jud. 1) Apostulli Gjon i shprehu ndjenjat e tyre me këto fjalë: «Shihni sa e madhe është dashuria e Atit për ne, i cili na lejon të quhemi fëmijë të Perëndisë.» (1 Gjon. 3:1) A kufizohet dashuria e Jehovait vetëm te të mirosurit? Jo. Jehovai ka treguar qartë se e do shumë secilin prej nesh. Cila është shprehja më e madhe e dashurisë së Jehovait? Shpërblesa—akti më i pashembullt i dashurisë në mbarë universin.—Gjoni 3:16; Rom. 5:8. w24.01 28 ¶9-10

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2025

E diel, 28 shtator

Ditën që do të të thërras për ndihmë, armiqtë e mi do t’ia mbathin. Për këtë jam i sigurt: Perëndia është me mua.—Psal. 56:9.

Vargu më sipër zbulon një mënyrë si e mposhti frikën Davidi: edhe pse e kishte jetën në fije të perit, ai bluante në mendje ç’do të bënte për të Jehovai. Davidi ishte i sigurt se Jehovai do ta çlironte në kohën e duhur. Fundja, vetë Jehovai kishte thënë se Davidi do të ishte mbreti i ardhshëm i Izraelit. (1 Sam. 16:1, 13) E Davidi s’kishte pikë dyshimi që nëse Jehovai premtonte diçka, ishte punë e mbaruar. Po për ty, çfarë ka premtuar se do të bëjë Jehovai? Nuk presim që ai të na mbrojë nga çdo problem. Ama, çfarëdo problemesh të përballosh në këtë sistem, Jehovai do t’i zhdukë të gjitha në botën e re. (Isa. 25:7-9) Pa dyshim që Krijuesi ynë ka aq fuqi sa të kthejë në jetë të vdekurit, të na shërojë dhe të eliminojë të gjithë armiqtë.—1 Gjon. 4:4. w24.01 6 ¶12-13

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2025

E hënë, 29 shtator

Lum kujt i janë falur fajet dhe i janë mbuluar mëkatet!—Psal. 32:1.

Reflekto për kushtimin dhe pagëzimin tënd. Këta hapa i hodhe ngaqë doje të merrje anën e Jehovait. Kujto pak çfarë të bindi se kishe gjetur të vërtetën. Njohe dalëngadalë Jehovain dhe t’u thellua respekti e dashuria për të si Ati yt qiellor. Besimi t’u bë gjithnjë e më i fortë dhe zemra të nxiti të pendoheshe. Kështu i le pas krahëve praktikat e gabuara dhe nise të jetoje në harmoni me vullnetin e Perëndisë. Sa i lehtësuar u ndjeve kur kuptove se Perëndia të kishte falur! (Psal. 32:2) Fillove të ndiqje mbledhjet e t’ua tregoje edhe të tjerëve gjërat e mrekullueshme që kishe mësuar. Si shërbëtor i kushtuar dhe i pagëzuar i Perëndisë, tani po ecën në rrugën e jetës, i vendosur të mos largohesh kurrë prej saj. (Mat. 7:13, 14) Qëndrofsh i paepur, duke pasur dashuri të patundur për Jehovain dhe duke iu bindur pa u lëkundur urdhërimeve të tij! w23.07 17 ¶14; 19 ¶19

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2025
Mirë se erdhe!
Ky është një mjet kërkimi për botimet në gjuhë të ndryshme të Dëshmitarëve të Jehovait.
Për të shkarkuar botimet, të lutemi vizito jw.org.
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo