Mbledhjet e shërbimit për dhjetorin
Java që fillon më 6 dhjetor
10 min.: Njoftime lokale dhe njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë.
20 min.: Forconi fëmijët tuaj për në shkollë. Fjalim me intervista dhe demonstrime. Sot, të rinjtë e krishterë përballojnë prova që shumë në kongregacion as nuk mund t’i imagjinojnë. Në veçanti prindërit duhet të jenë të informuar mirë mbi këto sfida që të mund të forcojnë fëmijët e tyre për të përballuar këto prova të integritetit. Intervisto tre të rinj të moshave të ndryshme. Cilat janë disa nga presionet specifike që duhet të përballojnë çdo ditë në shkollë? Çfarë do t’i ndihmojë për të mbajtur marrëdhënien e tyre, të mirë me Jehovain? Siguro një demonstrim ku një familje i konsideron së bashku problemet që përballojnë ata në shkollë. Fëmijët zbulojnë se të tjerët i vënë në lojë dhe se ndihen të izoluar ngaqë mbështesin normat e larta morale të Biblës. Kryefamiljari i inkurajon fëmijët duke thënë se është i lumtur për shembullin që japin, duke u kujtuar atyre, se Jehovai është shumë i kënaqur për sjelljen e tyre. (Prov. 27:11) Vëllai që drejton pjesën përfundon duke lavdëruar të rinjtë e kongregacionit për punën e tyre të mirë dhe duke i këshilluar që të komunikojnë me prindërit e tyre, kështu që mund të forcohen frymësisht gjatë këtij viti shkollor.
15 min.: «Të ndihmojmë të tjerët për të njohur një thesar të madh.» Të trajtohet me pyetje dhe përgjigje. Kujtoji kongregacionit, se personave të interesuar duhet t’u jepet mundësia që të kontribuojnë për veprën botërore. Një lajmëtar thjesht mund të thotë: «Megjithëse literatura jonë ofrohet pa çmim e pranojmë me gëzim një kontribut modest për veprën tonë botërore.» Ose mund të thuash: «Nëse ju dëshironi të kontribuoni për përparimin e kësaj vepre të arsimimit biblik, jeni i lirë. Kontributi juaj do të vlerësohet dhe do të përdoret tërësisht për përparimin e lajmit të mirë të Mbretërisë.» Kur të konsiderosh paragrafin 4, bëj një demonstrim ku një lajmëtar i ofron një kushëriri librin Të jetosh përgjithmonë.
Lutja përmbyllëse
Java që fillon më 13 dhjetor
10 min.: Njoftime lokale. Përfshi raportin e llogarisë mujore dhe falënderime për kontributet. Lavdëro kongregacionin për mbështetjen që jep për nevojat lokale dhe veprën botërore të Shoqatës.
10 min.: «Të ndihmojmë të tjerët duke përdorur revistat.» Fjalim me demonstrime. Nxirr në pah rëndësinë për të bërë një përdorim të plotë si të revistës në vazhdim ashtu edhe të numrave të kaluar. Siguro dy demonstrime, njëra mbi revistën në vazhdim dhe tjetra mbi përdorimin e një numri të vjetër për të plotësuar një nevojë specifike të të zotit të shtëpisë.
15 min.: «Çfarë do të kryejmë gjatë këtij viti shërbimi?» Fjalim me pjesëmarrjen e auditorit. Zhvillohet nga mbikëqyrësi drejtues. Rishiko shërbimin e vitit të kaluar të kongregacionit dhe inkurajo të gjithë që të bëjnë planet për të rritur veprimtarinë e shërbimit gjatë vitit 1994.
10 min.: «Studioni librat Të jetosh përgjithmonë dhe Të bashkuar në adhurim.» Pas rishikimit të artikullit me auditorin siguro një demonstrim nga një lajmëtar i përgatitur mirë që të tregojë kalimin nga libri Njeriu më i madh në librin Të jetosh përgjithmonë në një studim biblik.
Lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 20 dhjetor
10 min.: Njoftime lokale. Nxirr në pah artikuj nga revista në vazhdim që mund të paraqiten në shërbimin në fushë këtë javë.
20 min.: «Të ndihmojmë njerëzit ngjashëm deleve që të ndërtojnë mbi një themel të fortë.» Trajtoje me auditorin. Nxirr në pah nevojën për t’u përgatitur për çdo rivizitë. Siguro një demonstrim nga një lajmëtar i kualifikuar që riviziton një person i cili ka marrë librin Të jetosh përgjithmonë, duke përdorur informacionet e paragrafit 3 ose 5.
15 min.: «Të nisim studime biblike në shtëpi.» Pyetje dhe përgjigje. Pas paragrafit 4, paraqit një demonstrim të përzemërt mbi një rivizitë që zhvillohet duke përdorur vetëm Biblën, por e bazur në pjesë të marra nga libri Të jetosh përgjithmonë, siç është sugjeruar.
Lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 27 dhjetor
10 min.: Njoftime lokale. Lajme teokratike.
20 min.: Ku janë të dashurit tanë që kanë vdekur? Bisedë familjare. Duke përdorur materiale të zgjedhura nga libri Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi tokë, faqe 76-80. Konsideroje me pyejtje dhe përgjigje.
15 min.: Ofrimi i revistave gjatë Janarit. Siguro dy demonstrime. Njëra mbi Kullën e Rojës në vazhdim dhe tjetra ku i zoti i shtëpisë është shumë i zënë dhe pranon një fletushkë. Pas çdo demonstrimi shqyrto me auditorin pse prezantimi ishte i efektshëm. Kur tregohet mjaft interes, mund të ofrohet një pajtim i revistës.
Lutja përmbyllëse.