BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 1/95 f. 2
  • Mbledhjet e Shërbimit për janarin

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mbledhjet e Shërbimit për janarin
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
  • Nëntema
  • Java që fillon më 2 janar
  • Java që fillon më 9 janar
  • Java që fillon më 16 janar
  • Java që fillon më 23 janar
  • Java që fillon më 30 janar
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
km 1/95 f. 2

Mbledhjet e Shërbimit për janarin

Java që fillon më 2 janar

Kënga 8

5 min.: Njoftime lokale dhe njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë.

15 min.: Nevoja lokale dhe atje ku mund të zbatohet, fol mbi territore të punuara rrallë. Inkurajo lajmëtarët që të vënë në zbatim menjëherë një caktim. Nëse ka lajmëtarë që dëshirojnë të ndihmojnë në territorin e kongregacioneve fqinj, përmes Komitetit të Shërbimit të Kongregacionit duhet të merret kontakt me mbikëqyrësin qarkor.

15 min.: «Të përdorim mirë botimet që kemi në dispozicion.» Të trajtohet me auditorin. Përgatit një ose dy demonstrime të shkurtra nga prezantimet e sugjeruara.

10 min.: «A gjen kënaqësi në studimin personal?» Fjalim i bazuar në Kullën e Rojës së 15 shtatorit 1994. Zgjidh pika të përshtatshme në faqet 8-11.

Kënga 5 dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 9 janar

Kënga 27

15 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë. Rishiko artikuj interesantë nga broshura Kur të vdes një njeri i dashur. (Shiko Shërbimi ynë i Mbretërisë, tetor 1994, faqe 7.) Inkurajoji të gjithë për të mbajtur disa kopje dhe për t’i ofruar ato kur është e përshtatshme.

15 min.: «Harmonia midis pleqve dhe shërbëtorëve ndihmës.» Një plak mban këtë fjalim që bazohet në informacionin e Kullës së Rojës së 15 nëntorit 1994, në faqet 26-29. Thekso këshillat biblike për të ndihmuar në përballimin e problemeve.

15 min.: A je i përgatitur për të ballafaquar një situatë mjekësore që vë në provë besimin tënd? Fjalim serioz, por nxitës, i mbajtur nga një plak kongregacioni i aftë për të ndihmuar vëllezërit që të vlerësojnë vlerën mbrojtëse të kartës Deklaratë/Shfajësim Mjekësor i Mëparshëm dhe Kartën e Identitetit. Përsërit programin e janarit të kaluar për t’u siguruar që të gjithë ata që janë të kualifikuar dhe dëshirojnë këtë mbrojtje mund ta kenë atë duke plotësuar kartën. Shiko Shërbimi Ynë i Mbretërisë të prillit në zërin «Java që fillon më 11 prill» për hollësi të mëtejshme.

Kënga 7 dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 16 janar

Kënga 23

10 min.: Njoftime lokale. Trajto pika bisedimi nga revistat e fundit. Inkurajo të gjithë për të marrë pjesë në shërbimin në fushë këtë fundjavë.

18 min.: «Trego konsideratë për të tjerët​—Pjesa e parë.» Me pyetje dhe përgjigje. Kujto se është e nevojshme që pleqtë të punojnë ngushtë së bashku në kontrollim për të parë që çatia, pajisja hidraulike, ngrohja, sistemi elektrik dhe masat e sigurimit të Sallës së Mbretërisë janë në gjendje të mirë riparimi.

17 min.: «Të tregojmë kujdes duke bërë rivizita.» Tre ose katër lajmëtarë flasin mbi qëllimin dhe rëndësinë e bërjes së rivizitave. Nxirr në pah synimin për të filluar studime biblike. Rishiko prezantimet e sugjeruara. Përgatit një ose dy demonstrime në grup prej tre ose katër lajmëtarësh, duke i lavdëruar dhe duke u dhënë sugjerime për t’u përmirësuar.

Kënga 15 dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 23 janar

Kënga 26

10 min.: Njoftime lokale. Sugjero artikuj nga numrat e fundit të Kullës së Rojës për t’u përdorur në shërbimin në fushë.

20 min.: «Largohu kur të kanoset rreziku.» Një fjalim i bazuar në Kullën e Rojës së 15 majit 1994, faqet 22-25.

15 min.: «Studimi personal​—një çështje e rëndësishme.» Me pyetje dhe përgjigje.

Kënga 21 dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 30 janar

Kënga 12

10 min.: Njoftime lokale. Lajme teokratike.

17 min.: «Gjithmonë shumë për të bërë.» Me pyetje dhe përgjigje. Përgatit dy ose tre intervista të shkurtra me lajmëtarë të zënë, të tillë si një plak kongregacioni, një amvisë ose një pionier; kërkoju atyre të shpjegojnë se si janë në gjendje të mbajnë një program të plotë dhe të mbajnë akoma gëzimin e tyre.

18 min.: Të ofrojmë në shkurt librin Të jetosh përgjithmonë. Shpjego se përse njerëzit kanë nevojë të kenë informacionet që përmban ky libër. Intervisto dy lajmëtarë që kanë pasur rezultate të mira duke ofruar librin Të jetosh përgjithmonë dhe duke nisur studime biblike. Jep disa sugjerime, duke treguar se si ne mund të fillojmë studime biblike me personat e interesuar të cilëve u kemi lënë librin Të jetosh përgjithmonë. Përgatit ndonjë demonstrim të shkurtër nga lajmëtarë të aftë, duke u bazuar në prezantimet e fletushkës Shërbimi Ynë i Mbretërisë të shtatorit 1994 ose përdor një prezantim tjetër të përshtatshëm për territorin lokal. Kujto auditorin që të marrë literaturë për ta përdorur në shërbim këtë javë.

Kënga 17 dhe lutja përmbyllëse.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo