BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • es22
  • Maj

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Maj
  • Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2022
  • Nëntema
  • E diel, 1 maj
  • E hënë, 2 maj
  • E martë, 3 maj
  • E mërkurë, 4 maj
  • E enjte, 5 maj
  • E premte, 6 maj
  • E shtunë, 7 maj
  • E diel, 8 maj
  • E hënë, 9 maj
  • E martë, 10 maj
  • E mërkurë, 11 maj
  • E enjte, 12 maj
  • E premte, 13 maj
  • E shtunë, 14 maj
  • E diel, 15 maj
  • E hënë, 16 maj
  • E martë, 17 maj
  • E mërkurë, 18 maj
  • E enjte, 19 maj
  • E premte, 20 maj
  • E shtunë, 21 maj
  • E diel, 22 maj
  • E hënë, 23 maj
  • E martë, 24 maj
  • E mërkurë, 25 maj
  • E enjte, 26 maj
  • E premte, 27 maj
  • E shtunë, 28 maj
  • E diel, 29 maj
  • E hënë, 30 maj
  • E martë, 31 maj
Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2022
es22

Maj

E diel, 1 maj

[Ai] vazhdoi t’u nënshtrohej.—Luka 2:51.

Kur ishte i vogël, Jezui zgjodhi t’u nënshtrohej prindërve të tij. Kurrë nuk u tregua i pabindur ndaj tyre duke arsyetuar se dinte më shumë. Pa dyshim, Jezui bëri çmos të përmbushte përgjegjësitë si djali i madh. Punoi pa përtuar për të mësuar një zanat nga babai, që të ndihmonte për të mbajtur familjen. Prindërit duhet t’i kenë treguar Jezuit për lindjen e tij me anë të një mrekullie dhe çfarë kishin thënë për të lajmëtarët e Perëndisë. (Luka 2:8-19, 25-38) Ama Jezui nuk u mjaftua me aq sa i thanë ata; ai i studioi edhe vetë Shkrimet. Nga e dimë se Jezui ishte studiues i mirë i Fjalës së Perëndisë? Sepse kur ishte vetëm 12 vjeç, mësuesit në Jerusalem u mahnitën «me aftësinë e tij për të kuptuar dhe me përgjigjet që jepte». (Luka 2:46, 47) E që në atë moshë, Jezui ishte siguruar nga studimi i Shkrimeve se Jehovai ishte Ati i tij.—Luka 2:42, 43, 49. w20.10 29-30 ¶13-14

E hënë, 2 maj

Krishti është ringjallur nga të vdekurit.—1 Kor 15:12.

Besimi te ringjallja e Jezuit është themeli i shpresës sonë se do të ketë një ringjallje në të ardhmen. Në fillim të diskutimit të tij për ringjalljen, Pavli përmendi këto tri të vërteta: (1) «Krishti vdiq për mëkatet tona.» (2) Ai «u varros». (3) Ai «u ngrit nga të vdekurit ditën e tretë, sikurse thonë Shkrimet». (1 Kor. 15:3, 4) Çfarë rëndësie kanë për ne vdekja, varrosja dhe ringjallja e Jezuit? Profeti Isaia paratha se Mesia ‘do të hiqej nga vendi i të gjallëve’ dhe ‘varri do t’i jepej mes të ligjve’. Por do të ndodhte edhe diçka tjetër. Isaia shtoi se Mesia do të mbartte «mëkatin e shumë njerëzve». Jezui e bëri këtë kur dha jetën si shpërblesë. (Isa. 53:8, 9, 12; Mat. 20:28; Rom. 5:8) Pra vdekja, varrosja dhe ringjallja e Jezuit janë një themel i fortë për shpresën tonë që të çlirohemi nga mëkati e vdekja dhe të bashkohemi sërish me njerëzit tanë të dashur që s’janë më në jetë. w20.12 2-3 ¶4-6; 5 ¶11

E martë, 3 maj

Unë, më shumë se kushdo tjetër, kam arsye të ndihem i sigurt falë këtyre gjërave. Nëse ndonjë tjetër mendon se ka arsye ta mbështetë sigurinë te këto gjëra, unë kam edhe më shumë.—Filip. 3:4.

Apostulli Pavël predikonte shpesh në sinagogat e judenjve. Për shembull, në sinagogën e Selanikut, «për tri sabate rresht arsyetoi me [judenjtë] nga Shkrimet». (Vep. 17:1, 2) Ka shumë gjasa që Pavli ndihej rehat kur fliste në sinagogë, pasi ishte jude. (Vep. 26:4, 5) Ai e kuptonte si ndiheshin e si mendonin judenjtë, prandaj ndihej i sigurt kur u predikonte. (Filip. 3:5) Pasi u detyrua të ikte nga Selaniku e pastaj nga Berea për shkak të përndjekësve, Pavli mbërriti në Athinë. Edhe atje «nisi të arsyetonte në sinagogë me judenjtë e me njerëz të tjerë që adhuronin Perëndinë». (Vep. 17:17) Mirëpo, kur predikonte në sheshin e pazarit, Pavli kishte një auditor të ndryshëm. Disa nga dëgjuesit ishin filozofë e disa jojudenj që e shihnin mesazhin e Pavlit si një ‘mësim të ri’. Ata i thanë: «Ti po na thua ca gjëra të çuditshme.»—Vep. 17:18-20. w20.04 9 ¶5-6

E mërkurë, 4 maj

Kur dua të bëj të drejtën, e keqja është brenda meje.—Rom. 7:21.

Nëse po lufton me ndonjë dobësi, mos e shih veten si të pavlerë. Mbaj në mend se asnjë nga ne nuk mund të jetë i drejtë në sytë e Perëndisë falë meritave të veta. Të gjithë kemi nevojë për mirësinë e pamerituar që na tregon Jehovai falë shpërblesës. (Efes. 1:7; 1 Gjon. 4:10) Mund të mbështetemi për inkurajim te vëllezërit e motrat, që janë familja jonë. Ata mund të na dëgjojnë me dhembshuri kur kemi nevojë të flasim dhe mund të na thonë fjalë që na çelin e na ngrenë zemrën peshë. (Prov. 12:25; 1 Sel. 5:14) Xhoi, një motër në Nigeri që ka luftuar me shkurajimin, thotë: «As e imagjinoj dot ku do të isha pa vëllezërit e motrat! Inkurajimi që më japin ata është përgjigjja e Jehovait për lutjet e mia. Prej tyre kam mësuar edhe si t’u jap zemër të tjerëve që ndihen përtokë.» Ama duhet të mbajmë në mendje se vëllezërit e motrat nuk e dinë gjithmonë se kur kemi nevojë për inkurajim. Prandaj mund të jetë e nevojshme të marrim iniciativën të flasim me një vëlla a motër të pjekur dhe t’i tregojmë hapur se kemi nevojë për ndihmë. w20.12 23-24 ¶7-8

E enjte, 5 maj

Ju kam quajtur miq.—Gjoni 15:15.

Zakonisht, hapi i parë për të lidhur miqësi të ngushtë me dikë, është të kalojmë kohë bashkë. Ndërsa bisedojmë e hapemi për mendimet dhe ndjenjat, bëhemi miq. Mirëpo, kur bëhet fjalë për të lidhur një miqësi të ngushtë me Jezuin, hasim vështirësi. Njëra prej tyrë është se nuk e kemi takuar Jezuin personalisht. Kjo ishte e vërtetë edhe për shumë të krishterë në shekullin e parë. Prapëseprapë, apostulli Pjetër tha: «Ndonëse nuk e keni parë kurrë, ju e doni atë; ndonëse tani për tani nuk e shihni, prapëseprapë ju tregoni besim tek ai.» (1 Pjet. 1:8) Prandaj, është e mundur të lidhim miqësi të ngushtë me Jezuin edhe pa e takuar personalisht. Mirëpo, nuk kemi mundësi të flasim me Jezuin. Kur lutemi, ne ia shprehim mendimet tona Jehovait. Është e vërtetë që lutemi në emër të Jezuit, por nuk flasim me të. Faktikisht, Jezui nuk dëshiron t’i lutemi atij. Pse? Sepse lutja është një formë adhurimi, dhe ne duhet të adhurojmë vetëm Jehovain. (Mat. 4:10) Megjithatë, mund ta shprehim dashurinë për Jezuin. w20.04 20 ¶1-3

E premte, 6 maj

[Perëndia] do t’ju bëjë të patundur, do t’ju bëjë të fortë.—1 Pjet. 5:10.

Vrapuesit në lojërat greke duhej të kapërcenin vështirësi, si lodhja e dhimbjet. Por e vetmja gjë ku mund të mbështeteshin ishte stërvitja që kishin marrë dhe forcat e tyre. Ne ngjajmë me ata vrapues sepse stërvitemi si të vrapojmë në garën tonë. Mirëpo, kemi një avantazh në krahasim me ta—kemi në dispozicion një burim të pashtershëm force. Nëse mbështetemi me besim te Jehovai, ai premton jo vetëm të na stërvitë, por edhe të na bëjë të fortë! Apostulli Pavël përballoi sa e sa vështirësi. Përveç fyerjeve dhe përndjekjeve nga të tjerët, hera-herës ndihej i dobët e i duhej të luftonte me «një gjemb në trup», siç e quajti ai vetë. (2 Kor. 12:7) Megjithatë, nuk i shihte vështirësitë si një arsye për t’u dorëzuar, por si një mundësi për t’u mbështetur te Jehovai. (2 Kor. 12:9, 10) Ngaqë kishte këtë qëndrim, Jehovai e ndihmoi Pavlin në të gjitha sprovat. w20.04 29 ¶13-14

E shtunë, 7 maj

Askush s’mund të vijë tek unë po të mos e tërheqë Ati.—Gjoni 6:44.

Kemi edhe një thesar tjetër të padukshëm: jemi «bashkëpunëtorë» të Jehovait dhe të pjesës qiellore të organizatës së tij. (2 Kor. 6:1) Bashkëpunojmë me Jehovain, Jezuin dhe engjëjt sa herë marrim pjesë në veprën e predikimit. Ja çfarë tha Pavli për veten dhe ata që marrin pjesë në këtë vepër: «Ne jemi bashkëpunëtorë të Perëndisë.» (1 Kor. 3:9) Kur dalim në shërbim, bashkëpunojmë edhe me Jezuin. Mos harro se pasi i urdhëroi dishepujt e tij ‘të bënin dishepuj njerëz nga të gjitha kombet’, Jezui tha: «Unë jam me ju.» (Mat. 28:19, 20) Veç kësaj, jemi shumë mirënjohës që engjëjt na drejtojnë ndërsa u predikojmë ‘lajmin e mirë . . . atyre që banojnë në tokë’! (Zbul. 14:6) Çfarë arrijmë falë kësaj mbështetjeje qiellore? Ndërsa mbjellim mesazhin e Mbretërisë, disa fara bien në zemra që e mirëpresin, dhe rriten. (Mat. 13:18, 23) Kush bën që të rriten e të japin fryt këto fara të së vërtetës? Jezui e shpjegon këtë në shkrimin e sotëm. w20.05 30 ¶14-15

E diel, 8 maj

Mjaft u brumosët sipas kallëpit të kësaj bote.—Rom. 12:2.

Miliona familje janë bërë copë-copë nga divorci. Edhe kur jetojnë në të njëjtën shtëpi, pjesëtarët e familjes mund të jenë thuajse të huaj për njëri-tjetrin. Një këshillues për jetën familjare thotë: «Mamaja, babai dhe fëmijët janë të shkëputur nga njëri-tjetri dhe të lidhur pas ekranit të kompjuterit, tabletës, celularit ose pultit të videolojërave. Ndonëse jetojnë nën të njëjtën çati, pjesëtarët e familjes gati nuk e njohin fare njëri-tjetrin.» Nuk duam të brumosemi nga qëndrimi i kësaj bote të ftohtë, pa dashuri. Përkundrazi, kemi nevojë të ushqejmë përzemërsi të ngrohtë jo vetëm për pjesëtarët e familjes, por edhe për ata që janë të lidhur me ne në besim. (Rom. 12:10) Çfarë është përzemërsia e ngrohtë? Është lidhja e përzemërt dhe miqësia e ngrohtë që ekziston mes pjesëtarëve të afërt të familjes. Tamam këtë lloj dashurie duhet të kultivojmë për familjen e Jehovait, për vëllezërit e motrat tona. Kur tregojmë përzemërsi të ngrohtë, ndihmojmë që të gjithë ta adhurojnë Jehovain të lumtur e në unitet.—Mik. 2:12. w21.01 20 ¶1-2

E hënë, 9 maj

Më jep një zemër të vetme që të nderoj thellësisht emrin tënd.—Psal. 86:11.

Një skuadër sportive që është e bashkuar, ka më shumë shanse të fitojë se një skuadër që nuk është. Zemra jote mund të jetë si një skuadër fitimtare nëse mendimet, dëshirat dhe ndjenjat e tua janë të bashkuara dhe në harmoni me standardet e Jehovait. Mos harro, Satanai do të kënaqej pa masë sikur ta përçante zemrën tënde. Ai do që mendimet, dëshirat dhe ndjenjat e tua të jenë në luftë me standardet e Jehovait. Ndërsa ty të nevojitet një zemër e bashkuar për t’i shërbyer Jehovait. (Mat. 22:36-38) Mos e lejo kurrë Satanain të ta përçajë zemrën! Lutju Jehovait siç iu lut Davidi: «Më jep një zemër të vetme që të nderoj thellësisht emrin tënd.» Vër synimin të jetosh në harmoni me këtë lutje. Çdo ditë, ji i vendosur që vendimet e tua, të vogla a të mëdha qofshin, të tregojnë se ke nderim të thellë për emrin e shenjtë të Jehovait. Duke vepruar kështu si Dëshmitar i Jehovait, do ta nderosh këtë emër. (Prov. 27:11) E që të gjithë mund të themi njëzëri me profetin Mikea: «Ne do të ecim në jetë të jetëve në emër të Jehovait, Perëndisë tonë.»—Mik. 4:5. w20.06 13 ¶17-18

E martë, 10 maj

Ai do të dalë me tërbim të madh që të asgjësojë e të shfarosë shumë veta.—Dan. 11:44.

Ky sulm i mbretit të veriut, bashkë me gjithë qeveritë e tjera të botës, do të ndezë zemërimin e të Plotfuqishmit, e kështu do të shpërthejë lufta e Armagedonit. (Zbul. 16:14, 16) Atëherë mbreti i veriut, së bashku me kombet e tjera që përbëjnë Gogun e Magogut, do të marrë fund e s’do të ketë «asnjë që ta ndihmojë». (Dan. 11:45) Vargu vijues në librin e Danielit jep më shumë hollësi se si do të marrë fund mbreti i veriut bashkë me aleatët e tij dhe si do të shpëtojmë ne. (Dan. 12:1) Çfarë kuptimi ka ky varg? Mikael është një emër tjetër i Mbretit tonë që po qeveris, Krishtit Jezu. Ai ‘ka vepruar në dobi’ të popullit të Perëndisë që nga viti 1914, kur filloi të qeveriste në qiell Mbretëria. Së shpejti ai «do të ngrihet», ose do të veprojë për të shfarosur armiqtë e tij, në luftën e Armagedonit. Ajo luftë do të jetë ngjarja finale në periudhën që Danieli e quan «një kohë vuajtjesh» që s’ka të dytë në histori.—Zbul. 6:2; 7:14. w20.05 15-16 ¶15-17

E mërkurë, 11 maj

Jozefin e kishin çuar në Egjipt.—Zan. 39:1.

Kur ishte skllav e më pas i burgosur, Jozefi kishte liri veprimi të kufizuar e s’bënte dot gjë për ta ndryshuar situatën e tij. Çfarë e ndihmoi të mbante një pikëpamje pozitive? Jozefi nuk përqendrohej te gjërat që s’mund të bënte më, por jepte më të mirën në detyrën që i caktohej. Mbi të gjitha, meraku i tij kryesor ishte të kënaqte Jehovain. Ja pse Jehovai e bekonte Jozefin në çdo gjë që bënte. (Zan. 39:21-23) Historia e Jozefit na kujton se jetojmë në një botë mizore dhe se të tjerët do të na trajtojnë padrejtësisht. Madje këtë mund ta bëjë edhe një vëlla a motër. Megjithatë, nëse e shohim Jehovain si Shkëmbin ose Strehën tonë, nuk do të na lëshojë zemra e nuk do të largohemi nga adhurimi i tij. (Psal. 62:6, 7; 1 Pjet. 5:10) Të kujtojmë edhe se Jozefi mund të ketë qenë rreth 17 vjeç kur Jehovai i kushtoi vëmendje të veçantë. Pa dyshim, Jehovai ka besim te shërbëtorët e tij në moshë të re. Sot ka shumë të rinj që i ngjajnë Jozefit. Edhe ata kanë besim të fortë te Jehovai. E disa madje i kanë burgosur padrejtësisht ngaqë nuk pranojnë të bëjnë kompromis me besnikërinë ndaj Perëndisë.—Psal. 110:3. w20.12 16 ¶3; 17 ¶5, 7

E enjte, 12 maj

I thirrën apostujt, i rrahën dhe i urdhëruan të mos flitnin më në emër të Jezuit.—Vep. 5:40.

Apostujt Pjetër dhe Gjon e quajtën nder të përndiqeshin ngaqë ishin dishepuj të Jezuit dhe ngaqë i mësonin të tjerët për të. (Vep. 4:18-21; 5:27-29, 41, 42) Dishepujt nuk kishin asnjë arsye pse t’u vinte turp. Të mirat që bënë për njerëzimin ata të krishterë të përulur në shekullin e parë, ia kalonin çdo arritjeje të kundërshtarëve të tyre. Për shembull, librat e Biblës që shkruan disa prej tyre, vazhdojnë sot e kësaj dite të ndihmojnë e t’u japin shpresë miliona njerëzve. Dhe Mbretëria për të cilën predikuan, po qeveris në qiell e do të qeverisë së shpejti në tokë. (Mat. 24:14) Krejt ndryshe, fuqia botërore që i përndoqi të krishterët është mbuluar nga pluhuri i harresës. Përveç kësaj, ata dishepuj besnikë tani janë mbretër në qiell, ndërsa kundërshtarët e tyre kanë vdekur. E nëse do të ringjallen, do të jenë nënshtetas të Mbretërisë për të cilën predikuan të krishterët aq të urryer për ta.—Zbul. 5:10. w20.07 15 ¶4

E premte, 13 maj

[Abrahami] priste qytetin që ka themele të vërteta, të cilin e projektoi dhe e ndërtoi Perëndia.—Hebr. 11:10.

Abrahami kishte besim aq të fortë te premtimet e Perëndisë, sa ishte sikur të shihte të Mirosurin, ose Mesinë, që do të bëhej Mbreti i Mbretërisë së Perëndisë. Ja pse Jezui u tha judenjve të kohës së tij: «Abrahami, ati juaj, mezi e priste ditën kur do të vija unë; ai e pa këtë ditë dhe u gëzua shumë.» (Gjoni 8:56) Është e qartë se Abrahami e dinte që disa pasardhës të tij do të ishin pjesë e një Mbretërie të formuar nga Jehovai dhe priti me kënaqësi që Ai ta plotësonte premtimin. Si e tregoi Abrahami se priste qytetin, ose Mbretërinë, e projektuar nga Perëndia? Së pari, Abrahami nuk u bë nënshtetas i ndonjë mbretërie në tokë. Ai vazhdoi të bënte jetë shtegtari, pra zgjodhi të mos vendosej me banim në asnjë vend dhe nuk përkrahu kurrë ndonjë mbret njerëzor. Veç kësaj, nuk u përpoq të formonte vetë një mbretëri. Përkundrazi, vazhdoi t’i bindej Jehovait dhe priti që Ai ta plotësonte premtimin. Çfarë besimi të jashtëzakonshëm tregoi Abrahami! w20.08 3 ¶4-5

E shtunë, 14 maj

Kush ka vdekur, është shfajësuar nga mëkati i vet.—Rom. 6:7.

Jehovai premton se asnjë nënshtetas i Krishtit në Parajsë, nuk do të thotë «jam sëmurë». (Isa. 33:24) Pra, ata që do të kthehen në jetë, do të krijohen nga e para me trup të shëndetshëm. Megjithatë, nuk do të jenë menjëherë të përsosur, se përndryshe familjarët dhe miqtë ka të ngjarë të mos i njohin. Duket se i gjithë njerëzimi do të bëhet gradualisht i përsosur gjatë Mbretërimit Mijëvjeçar të Krishtit. Dhe në fund të njëmijë vjetëve, Jezui do t’ia dorëzojë Mbretërinë Atit të tij. Atëherë Mbretëria do të ketë realizuar çdo gjë që donte Jehovai, përfshirë edhe qëllimin e tij që njerëzimi të arrinte përsosmërinë. (1 Kor. 15:24-28; Zbul. 20:1-3) Imagjino si do të ndihesh kur të mirëpresësh njerëzit e tu të dashur që do të kthehen në jetë. A do të derdhësh lot gëzimi apo do të qeshësh nga lumturia? A do t’i këndosh lavde Jehovait nga thellësia e shpirtit? Një gjë është e sigurt: zemra do të të gufojë nga dashuria për Atin tënd të dhembshur dhe për Birin e tij altruist, që bënë të mundur ringjalljen, këtë dhuratë të mrekullueshme. w20.08 16-17 ¶9-10

E diel, 15 maj

Secili ka dhuratën e vet nga Perëndia, dikush kështu e dikush ashtu.—1 Kor. 7:7.

Apostulli Pavël i inkurajoi të krishterët të peshonin mundësinë për t’i shërbyer Jehovait si të pamartuar. (1 Kor. 7:8, 9) Pa dyshim, Pavli nuk mendonte se të krishterët beqarë qëndronin më poshtë se të tjerët. Në fakt, ai zgjodhi tamam një vëlla beqar, Timoteun e ri, që të kryente caktime me peshë në shërbimin e Jehovait. (Filip. 2:19-22) Pra, është e gabuar të mendojmë se kualifikimi i një vëllai për një caktim teokratik përcaktohet thjesht nga fakti që është i martuar ose beqar. (1 Kor. 7:32-35, 38) As Jezui, as Pavli nuk mësuan se të krishterët duhet të martohen apo se duhet të qëndrojnë beqarë. Çfarë mund të themi, atëherë, për martesën dhe beqarinë? Kulla e Rojës e 1 tetorit 2012 na jep një përgjigje të bukur. Ajo shpjegon: «Në të vërtetë, si martesa, edhe beqaria mund të përshkruhen si dhurata nga Perëndia. . . . Jehovai nuk e sheh [beqarinë] si arsye për turp a hidhërim.» Prandaj, le ta mbajmë në mendje këtë dhe t’i respektojmë motrat e vëllezërit e pamartuar në kongregacion. w20.08 28 ¶8-9

E hënë, 16 maj

Ditën ose orën askush s’e di, . . . vetëm Ati.—Mat. 24:36.

Në disa vende, mjaft njerëz janë të etur të mësojnë më tepër kur u flasim për lajmin e mirë. Është tamam ajo që kishin pritur! Në vende të tjera, njerëzit në përgjithësi nuk kanë fort interes për Perëndinë ose për Biblën. Cili është zakonisht reagimi i njerëzve ndaj lajmit të mirë aty ku jeton ti? Cilido qoftë, Jehovai pret nga ne të mos e ndalim predikimin derisa ai të thotë se vepra ka përfunduar. Në kohën që ka caktuar Jehovai, vepra e predikimit do të përfundojë dhe «do të vijë fundi». (Mat. 24:14) Jezui paratha ngjarjet dhe kushtet që do të karakterizonin ditët e fundit e që mund t’i shpërqendronin dishepujt e tij nga vepra e predikimit. Ai i nxiti dishepujt ‘të qëndronin vigjilentë’. (Mat. 24:42) Sot kemi shpërqendrime të ngjashme me ato që i penguan njerëzit në kohën e Noesë t’i kushtonin vëmendje paralajmërimit të tij. (Mat. 24:37-39; 2 Pjet. 2:5) Ja pse duhet të mbetemi të përqendruar te vepra që na ka ngarkuar Jehovai. w20.09 8 ¶1-2, 4

E martë, 17 maj

Të gjithë ata që dëshirojnë të jetojnë me përkushtim ndaj Perëndisë në unitet me Krishtin Jezu, do të përndiqen.—2 Tim. 3:12.

Satanai ka «zemërim të madh», dhe do të gënjenim veten po të mendonim se mund t’i shpëtojmë në ndonjë mënyrë zemërimit të tij. (Zbul. 12:12) Në të ardhmen e afërt, të gjithë ne do të hasim sprova besimi. Së shpejti, njerëzimi do të përjetojë «një shtrëngim aq të madh, sa nuk ka pasur që nga fillimi i botës e deri tani». (Mat. 24:21) Gjatë asaj kohe, pjesëtarët e familjes mund të na kthehen kundër dhe vepra jonë mund të ndalohet. (Mat. 10:35, 36) A do të imitojë secili nga ne mbretin Asa, duke u mbështetur te Jehovai për ndihmë dhe mbrojtje? (2 Kron. 14:11) Sot Jehovai po na përgatit të kemi besim të fortë për atë që na pret. Ai po e drejton ‘skllavin besnik dhe të mençur’ që të sigurojë «ushqim në kohën e duhur», për të na ndihmuar të mbetemi të palëkundur në adhurimin e tij. (Mat. 24:45) Ama, ne duhet të bëjmë pjesën tonë për të zhvilluar një besim të pathyeshëm te Jehovai.—Hebr. 10:38, 39. w20.09 18 ¶16-18

E mërkurë, 18 maj

Zemra e mbretit është si rrëke uji në dorën e Jehovait; Ai e drejton nga t’i pëlqejë.—Prov. 21:1.

Kur e sheh të udhës, Jehovai mund të përdorë frymën e tij të fuqishme për t’i shtyrë njerëzit me autoritet të veprojnë siç dëshiron Ai. Njerëzit mund të hapin një kanal për t’i çuar ujërat e një rrëkeje në një drejtim që përkon me planet e tyre. Po njësoj, Jehovai mund të përdorë frymën e tij për t’i çuar mendimet e qeveritarëve në një drejtim që përputhet me qëllimin e tij. Atëherë, njerëzit me autoritet ndihen të nxitur të marrin vendime në të mirë të popullit të Perëndisë. (Krahaso Ezdrën 7:21, 25, 26) Çfarë mund të bëjmë ne? Mund të lutemi «për mbretërit dhe për të gjithë ata që janë në pozita autoriteti» kur marrin vendime që ndikojnë te jeta dhe shërbimi ynë si shërbëtorë të Perëndisë. (1 Tim. 2:1, 2, shën.; Neh. 1:11) Ashtu si të krishterët e shekullit të parë, i lutemi me zjarr Perëndisë për vëllezërit e motrat që janë në burg.—Vep. 12:5; Hebr. 13:3. w20.11 15 ¶13-14

E enjte, 19 maj

Bëni dishepuj njerëz nga të gjitha kombet, duke i pagëzuar.—Mat. 28:19.

Nëse je ai që i ka bërë studimin dishepullit të ri, fluturon nga gëzimi ndërsa e sheh të pagëzohet! (1 Sel. 2:19, 20) Dishepujt e sapopagëzuar janë «letra rekomandimi» të shkëlqyera jo vetëm për ata që u kanë bërë studimin, por edhe për gjithë kongregacionin. (2 Kor. 3:1-3) Sa gjë e bukur të shohësh se brenda katër viteve, në mbarë botën janë raportuar mesatarisht rreth 10.000.000 studime të Biblës çdo muaj. E gjatë po këtyre viteve, janë pagëzuar mesatarisht mbi 280.000 veta në vit si Dëshmitarë të Jehovait dhe dishepuj të rinj të Jezu Krishtit. Si të ndihmojmë më shumë nga këta miliona studentë të Biblës të pagëzohen? Me durim, Jehovai vazhdon t’u japë kohë dhe mundësi njerëzve që të bëhen dishepuj të Krishtit. Prandaj duam të bëjmë çdo gjë që kemi në dorë për t’i ndihmuar të përparojnë sa më shpejt drejt pagëzimit. Koha po pakësohet me shpejtësi!—1 Kor. 7:29a; 1 Pjet. 4:7. w20.10 6 ¶1-2

E premte, 20 maj

Perëndia u kundërvihet fodullëve, por u jep mirësi të pamerituar të përulurve.—Jak. 4:6.

Sauli nuk iu bind Jehovait. Dhe kur profeti Samuel u ballafaqua me të, nuk e pranoi gabimin. Në vend të kësaj, u përpoq të justifikohej duke minimizuar pasojat e mosbindjes e duke ua hedhur fajin të tjerëve. (1 Sam. 15:13-24) Sauli kishte shfaqur edhe më parë një qëndrim të ngjashëm. (1 Sam. 13:10-14) Mjerisht, ai lejoi që zemra e tij të bëhej fodulle. Nuk e ndreqi mënyrën si mendonte, e si pasojë Jehovai e qortoi dhe e hodhi poshtë. Që të nxjerrim mësim nga shembulli i Saulit, bëjmë mirë të pyesim veten: «Kur lexoj këshilla nga Fjala e Perëndisë, a kam prirjen të justifikoj mënyrën si arsyetoj? A i minimizoj pasojat e mosbindjes? A ua hedh fajin të tjerëve për veprimet e mia?» Nëse i përgjigjemi «po» ndonjërës nga këto pyetje, duhet të ndreqim mënyrën si mendojmë dhe qëndrimin tonë. Përndryshe, zemra jonë mund të bëhet aq fodulle sa Jehovai do të na hedhë poshtë si mikun ose miken e tij. w20.11 20 ¶4-5

E shtunë, 21 maj

Kujtoje . . . Krijuesin tënd të Madh në ditët e rinisë sate, para se të vijnë ditët e vështira dhe vitet kur do të thuash: «Nuk më sjellin më asnjë kënaqësi.»—Ekl. 12:1.

Ju të rinj, vendosni kujt do t’i shërbeni. Duhet të sigurohesh nga studimi i Shkrimeve se kush është Jehovai, çfarë përfshin qëllimi i tij dhe si ta përputhësh jetën me vullnetin e tij. (Rom. 12:2) Atëherë do të jesh në gjendje të marrësh vendimin më të rëndësishëm në jetë—vendimin që t’i shërbesh Jehovait. (Jos. 24:15) Nëse mban një program të rregullt për leximin dhe studimin e Biblës, dashuria jote për Jehovain do të vazhdojë të thellohet dhe besimi tek ai do të bëhet më i fortë. Zgjidh të vësh në vend të parë vullnetin e Jehovait. Bota e Satanait premton se po t’i përdorësh talentet për leverdinë tënde, do të jesh i lumtur. Por në realitet, ata që përqendrohen te synimet materiale ‘shpohen tejpërtej me shumë dhembje’. (1 Tim. 6:9, 10) Nga ana tjetër, nëse i bindesh Jehovait dhe zgjedh të vësh në vend të parë vullnetin e tij, «do të veprosh me mençuri» dhe do të kesh sukses.—Jos. 1:8. w20.10 30-31 ¶17-18

E diel, 22 maj

Duhet t’ua shpall lajmin e mirë për Mbretërinë e Perëndisë . . . , sepse për këtë u dërgova.—Luka 4:43.

Në shekullin e parë, mesazhi që predikonte Jezui u jepte shpresë të gjithë njerëzve. Ai i urdhëroi dishepujt e tij ta vazhdonin veprën që nisi e të jepnin dëshmi «deri në skajin më të largët të tokës». (Vep. 1:8) Natyrisht, atë vepër ishte e pamundur ta bënin me forcat e tyre. Do të kishin nevojë për frymën e shenjtë—për ‘ndihmësin’ që u kishte premtuar Jezui. (Gjoni 14:26; Zak. 4:6) Dishepujt e Jezuit e morën frymën e shenjtë në Festën e Ditës së Pesëdhjetë të vitit 33 të e.s. Me ndihmën e frymës, filluan menjëherë predikimin dhe, brenda një kohe të shkurtër, mijëra veta e pranuan lajmin e mirë. (Vep. 2:41; 4:4) Kur filloi përndjekja, dishepujt nuk u paralizuan nga frika, por u mbështetën për ndihmë te Perëndia. Ata iu lutën: «Bëj që skllevërit e tu ta thonë fjalën tënde plot guxim.» Pas kësaj u mbushën me frymë të shenjtë dhe vazhduan ‘ta thoshin fjalën e Perëndisë me guxim’.—Vep. 4:18-20, 29, 31. w20.10 21 ¶4-5

E hënë, 23 maj

Krishti vdiq për mëkatet tona, sikurse thonë Shkrimet, . . . e më pas u ngrit nga të vdekurit.—1 Kor. 15:3, 4.

Pse jemi të sigurt se Jehovai e ktheu në jetë Jezuin? Kishte shumë dëshmitarë okularë që dëshmuan se Jezui ishte ringjallur. (1 Kor. 15:5-7) I pari që përmendi Pavli ishte apostulli Pjetër (Kefa). E një grup dishepujsh e konfirmuan që Pjetri kishte parë Jezuin e ringjallur. (Luka 24:33, 34) Veç kësaj, ‘të Dymbëdhjetët’, apostujt, e panë Jezuin pasi u kthye në jetë. Pastaj Krishti «iu shfaq njëkohësisht më shumë se 500 vëllezërve», ndoshta në mbledhjen e bukur që u mbajt në Galile, e cila përmendet te Mateu 28:16-20. Gjithashtu, Jezui «iu shfaq Jakovit», me sa duket gjysmëvëllait të tij, që më parë nuk kishte treguar besim te Jezui si Mesia. (Gjoni 7:5) Pasi e pa Jezuin të ringjallur, Jakovi u bind. Është domethënëse që, kur Pavli shkroi këtë letër rreth vitit 55 të e.s., ishin gjallë shumë dëshmitarë okularë të ringjalljes së Jezuit, prandaj kushdo që kishte dyshime, mund të fliste me dëshmitarë të besueshëm. w20.12 3 ¶5, 7-8

E martë, 24 maj

Jehovai do ta mbështetë në shtratin e lëngatës.—Psal. 41:3.

Kur luftojmë me probleme shëndetësore, e sidomos me një sëmundje kronike, mund ta kemi të vështirë t’i shohim gjërat me optimizëm. Edhe pse sot Jehovai nuk na shëron me një mrekulli, gjithmonë na e ngushëllon zemrën dhe na jep forcën e nevojshme për ta përballuar sëmundjen. (Psal. 94:19) Për shembull, ai mund të nxitë vëllezërit e motrat të na bëhen krah kur na nevojitet ndihmë për punët e përditshme ose pazarin. Mund t’i nxitë edhe të luten bashkë me ne. Ose mund të na kujtojë gjëra inkurajuese nga Fjala e tij, siç është shpresa e mrekullueshme e një jete pa sëmundje e dhembje së shpejti në botën e re. (Rom. 15:4) Ata që janë të sëmurë, nuk bëjnë dot më aq sa do të donin në shërbim. Një motër që quhej Lorela, ishte e mbyllur në një mushkëri çeliku për 37 vjet! Ajo luftoi me kancerin, bëri operacione të vështira, si edhe vuante nga sëmundje kronike të lëkurës. Por të gjitha këto nuk ia mbyllën gojën për të predikuar. Ajo u dha dëshmi infermiereve dhe të tjerëve që e vizitonin në shtëpi, dhe ndihmoi të paktën 17 veta të përqafonin të vërtetën! w20.12 24 ¶9; 25 ¶12

E mërkurë, 25 maj

Jehovai është me mua, ndaj nuk do të kem frikë. Ç’mund të më bëjë njeriu?!—Psal. 118:6.

Pavli kishte nevojë për ndihmë. Rreth vitit 56 të e.s., një turmë njerëzish e nxorën zvarrë nga tempulli në Jerusalem dhe u përpoqën ta vritnin. Të nesërmen, kur e nxorën para Sinedrit, armiqtë sa nuk e bënë copë-copë. (Vep. 21:30-32; 22:30; 23:6-10) Në atë pikë, Pavli mund të ketë pyetur veten: «Edhe sa mund ta duroj këtë keqtrajtim?» Çfarë ndihme mori Pavli? Natën pas arrestimit, «Zotëria», Jezui, iu afrua Pavlit dhe i tha: «Merr zemër, sepse siç dhe dëshmi të plotë për mua në Jerusalem, po ashtu duhet të japësh edhe në Romë.» (Vep. 23:11) Inkurajim tamam në kohën e duhur! Jezui e lavdëroi Pavlin për dëshminë që kishte dhënë në Jerusalem. Gjithashtu i premtoi se do të mbërrinte shëndoshë e mirë në Romë e do të jepte dëshmi edhe atje. Pas atyre fjalëve inkurajuese, Pavli duhet të jetë ndier po aq i sigurt sa një fëmijë i strukur në krahët e ngrohtë të të atit. w20.11 12 ¶1, 3; 13 ¶4

E enjte, 26 maj

Këtë shpresë e kemi . . . të sigurt e të patundur.—Hebr. 6:19.

Shpresa e Mbretërisë është «si një spirancë për shpirtin», që na jep stabilitet pavarësisht nga rrethanat e vështira ose mendimet e ankthshme. Mendo për të ardhmen që premton Jehovai, kur mendimet e zymta s’do të na shqetësojnë më. (Isa. 65:17) Përfytyroje veten në botën e re ku do të mbretërojë paqja dhe ku s’do të ketë më asgjë që na shkakton stres. (Mik. 4:4) Shpresa jote bëhet më e fortë edhe kur u flet të tjerëve për të. Përpiqu me gjithë shpirt në veprën e predikimit dhe të bërjes së dishepujve. Kështu mund ‘të jesh plotësisht i sigurt për shpresën tënde deri në fund’. (Hebr. 6:11) Ndërsa këtij sistemi po i afrohet fundi, do të hasim më shumë vështirësi që mund të na futin ankth. Do t’i përballojmë këto vështirësi dhe do të qëndrojmë të qetë, jo falë forcave tona, por falë besimit te Jehovai. Le të tregojmë me vepra se kemi besim te ky premtim i Jehovait: «Fuqia juaj qëndron në qetësinë dhe në besimin tuaj.»—Isa. 30:15. w21.01 7 ¶17-18

E premte, 27 maj

Jehovai është shumë i dhembshur e i mëshirshëm.—Jak. 5:11.

Te Jakovi 5:11, përzemërsia e ngrohtë e Jehovait përmendet bashkë me një cilësi tjetër që na bën për vete—mëshira e tij. (Eks. 34:6) Një mënyrë si na tregon mëshirë Jehovai, është duke na i falur gabimet. (Psal. 51:1) Por fjala «mëshirë» në Bibël përfshin shumë më tepër se faljen. Mëshira është një ndjenjë që buron nga thellësia e shpirtit kur sheh dikë që vuan dhe ndihesh i nxitur t’i vesh në ndihmë. Jehovai thotë se dëshira që ndien thellë në shpirt për të na ardhur në ndihmë, është akoma më e fortë se ndjenjat e një nëne për fëmijën e saj. (Isa. 49:15) Kur vuajmë, mëshira e shtyn Jehovain të na vijë në ndihmë. (Psal. 37:39; 1 Kor. 10:13) Ne mund të tregojmë mëshirë për vëllezërit e motrat duke i falur dhe duke mos u mbajtur mëri kur na zhgënjejnë. (Efes. 4:32) Një mënyrë tjetër e rëndësishme si tregojmë mëshirë për ta, është duke iu bërë krah në vuajtje e sprova. Kështu imitojmë Jehovain, që shfaq përzemërsi të ngrohtë si askush tjetër.—Efes. 5:1. w21.01 21 ¶5

E shtunë, 28 maj

Krishti . . . ju la një model, që të ndiqni me kujdes gjurmët e tij.—1 Pjet. 2:21.

Një kryefamiljar duhet të mbajë ekuilibrin. Nuk duhet të jepet aq shumë pas punës, sa të lërë pas dore nevojën e familjes për t’u lidhur më fort me Jehovain dhe nevojat e tyre emocionale. Jehovai na stërvit dhe na ndreq ngaqë do me gjithë zemër të mirën tonë. (Hebr. 12:7-9) Ashtu si i Ati, Jezui i stërvit me dashuri ata që janë nën autoritetin e tij. (Gjoni 15:14, 15) Kur jep këshilla, flet hapur, por është edhe zemërdhembshur. (Mat. 20:24-28) E kupton se jemi të papërsosur dhe kemi prirjen të gabojmë. (Mat. 26:41) Një kryefamiljar që imiton Jehovain dhe Jezuin, mban parasysh se pjesëtarët e familjes janë të papërsosur. Ai nuk ‘zemërohet hidhtas’ me gruan ose me fëmijët. (Kolos. 3:19) Përkundrazi, zbaton parimin e Galatasve 6:1 dhe përpiqet t’i ndreqë «me butësi» duke mos harruar se edhe vetë është i papërsosur. Ashtu si Jezui, e kupton se mënyra më e mirë për të mësuar është me anë të shembullit. w21.02 6-7 ¶16-18

E diel, 29 maj

Çdo gjë që merr frymë, le të lëvdojë Jah!—Psal. 150:6.

Me anë të shpërblesës, Jehovai ka blerë jetën e çdo individi në kongregacion. (Mar. 10:45; Vep. 20:28; 1 Kor. 15:21, 22) Prandaj është me vend që ai caktoi si kreun e kongregacionit Jezuin—atë që sakrifikoi jetën për ne. Si kreu ynë, Jezui ka autoritetin të vendosë rregulla se si duhet të sillen individët, familjet dhe krejt kongregacioni, si edhe të sigurohet se po u bindemi këtyre rregullave. (Gal. 6:2) Megjithatë, Jezui jo vetëm vendos rregulla, por edhe «ushqen dhe përkujdeset» për secilin nga ne. (Efes. 5:29) Motrat tregojnë se e respektojnë Krishtin kur ndjekin drejtimin e dhënë nga burrat që Krishti i ka caktuar të kujdesen për to. Vëllezërit tregojnë se e kuptojnë qartë parimin e kryesisë kur respektojnë dhe nderojnë motrat. Kur të gjithë në kongregacion e kuptojnë dhe e respektojnë parimin e kryesisë, në kongregacion mbizotëron paqja. E ç’është më e rëndësishmja, i japim lavdi Atit tonë të dashur, Jehovait. w21.02 18-19 ¶14-17

E hënë, 30 maj

Davidi pyeti Jehovain.—1 Sam. 30:8.

Gjatë kohës që jetonte në arrati, ai dhe luftëtarët e tij lanë familjet dhe u nisën me një mision ushtarak. Kur ishin larg, një bandë armiqsh sulmoi dhe mori rob familjet e tyre. Me tërë atë përvojë si luftëtar, Davidi mund të mendonte se nuk e kishte për gjë të hartonte një strategji të efektshme që t’i çlironte robërit. Por në vend të kësaj, kërkoi drejtim nga Jehovai. Davidi pyeti Jehovain: «A duhet t’i shkoj pas kësaj bande plaçkitësish?» Jehovai i tha të vepronte ashtu dhe e siguroi se do të kthehej me fitore. (1 Sam. 30:7-10) Çfarë mund të mësosh nga kjo ngjarje? Kërko këshilla para se të marrësh vendime. Këshillohu me prindërit. Mund të marrësh këshilla të mençura edhe duke biseduar me pleq me përvojë. Jehovai ka besim te këta burra të emëruar, prandaj edhe ti mund të kesh besim. Ata janë «dhurata» nga Jehovai për kongregacionin. (Efes. 4:8) Mund të nxjerrësh dobi duke imituar besimin e tyre dhe duke ua vënë veshin sugjerimeve të mençura që të japin. w21.03 4-5 ¶10-11

E martë, 31 maj

[Asgjë] nuk do të na ndajnë dot nga dashuria e Perëndisë.—Rom. 8:38, 39.

Jezui tha se po të mos e zbatojmë atë që mësojmë, do të ishim si një njeri që e ndërton shtëpinë në rërë. Ai punon fort, por i shkojnë dëm përpjekjet. Pse? Sepse kur godet një stuhi ose përmbytje, shtëpia e tij shkatërrohet. (Mat. 7:24-27) Po njësoj, nëse nuk e zbatojmë atë që mësojmë, do të na shkojnë dëm përpjekjet. Kur të hasim sprova ose përndjekje, besimi ynë nuk do të jetë mjaft i fortë. Nga ana tjetër, kur e studiojmë dhe e zbatojmë atë që mësojmë, marrim vendime më të mençura, kemi më shumë paqe dhe e forcojmë besimin. (Isa. 48:17, 18) Për të mbajtur integritetin në sprova, duhet të mbështetemi te Jehovai me anë të lutjeve dhe të mbajmë një program të mirë studimi. E të mos harrojmë kurrë se gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë, është t’i japim lavdi Jehovait. Mund të jemi të sigurt se Jehovai nuk do të na braktisë kurrsesi dhe se asgjë në botë nuk e shuan dot dashurinë e tij për ne.—Hebr. 13:5, 6. w21.03 15 ¶6; 18 ¶20

    Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqipe e shenjave
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo