BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2026)
Shkëputu
Hyr me identifikim
BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
Mirë se erdhe!
Ky është një mjet kërkimi për botimet në gjuhë të ndryshme të Dëshmitarëve të Jehovait.
Për të shkarkuar botimet, të lutemi vizito jw.org.
Njoftim
Tani është në dispozicion edhe në gjuhët: Betsileo
  • Sot

E enjte, 30 tetor

Nga këtu ku kemi përparuar, le të vazhdojmë të ecim me rregull në të njëjtën udhë.—Filip. 3:16.

Jehovai nuk të konsideron dështak, nëse nuk arrin një synim të paarritshëm për ty. (2 Kor. 8:12) Përpiqu të mësosh nga një rrëzim. Mbaj parasysh çfarë ke arritur deri tani. Bibla thotë: «Perëndia nuk është i padrejtë, që të harrojë veprat tuaja.» (Hebr. 6:10) Prandaj, as ti nuk duhet t’i harrosh. Medito sa shumë ke arritur deri tani—ndoshta ke zhvilluar një miqësi me Jehovain, po u flet të tjerëve për të ose je pagëzuar. Ashtu siç ke bërë përparim dhe ke arritur synime teokratike në të shkuarën, mund të vazhdosh të përparosh e t’i arrish edhe synimet që ke sot. Me ndihmën e Jehovait, ti mund ta arrish synimin që ke. Ndërsa vazhdon të punosh për një synim teokratik, përpiqu të shohësh si po të ndihmon e po të bekon Jehovai—kështu do ta shijosh udhëtimin. (2 Kor. 4:7) Nëse nuk dorëzohesh, do të marrësh bekime akoma më të mëdha.—Gal. 6:9. w23.05 31 ¶16-18

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2025

E premte, 31 tetor

Vetë Ati ju ka për zemër, ngaqë më keni pasur për zemër mua dhe keni besuar se unë erdha si përfaqësues i Atit.—Gjoni 16:27.

Jehovait i pëlqen shumë t’u shprehë miratimin dhe dashurinë atyre që i ka për zemër. Në Shkrime tregohen dy raste kur i tha Jezuit se ishte Biri i Tij i dashur, që e miratonte. (Mat. 3:17; 17:5) A do të të pëlqente ta dëgjoje Jehovain tek të siguron se ke miratimin e tij? Sot Jehovai nuk na flet nga qielli, por përmes faqeve të Fjalës së tij. Mund «ta dëgjojmë» Jehovain që na thotë se na miraton kur lexojmë fjalët e Jezuit tek ungjijtë. Jezui e pasqyroi në mënyrë të përsosur personalitetin e Atit të tij. Ndaj kur lexojmë se Jezui u shprehte miratimin e tij dishepujve të papërsosur por besnikë, mund të përfytyrojmë që Jehovai po na i thotë neve ato fjalë. (Gjoni 15:9, 15) Nëse hasim sprova, nuk do të thotë se kemi humbur miratimin e Perëndisë. Përkundrazi, ato na japin mundësi për të provuar sa fort e duam dhe sa shumë i besojmë Jehovait.—Jak. 1:12. w24.03 28 ¶10-11

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2025

E shtunë, 1 nëntor

Nga goja e fëmijëve dhe e foshnjave ke marrë lavdi.—Mat. 21:16.

Nëse je prind, ndihmoji fëmijët të përgatitin komente të përshtatshme për moshën e tyre. Ndonjëherë në mbledhje diskutohen tema serioze, si problemet martesore ose çështjet morale, por prapë mund të ketë një a dy paragrafë ku mund të komentojnë fëmijët. Gjithashtu ndihmoji fëmijët të kuptojnë pse ka shumë mundësi të mos ua japin fjalën sa herë që ngrenë dorën. Ky shpjegim mund t’i ndihmojë të mos zhgënjehen kur zgjidhen të tjerë të komentojnë. (1 Tim. 6:18) Të gjithë mund të përgatitim komente besimforcuese që nderojnë Jehovain dhe u japin zemër bashkëbesimtarëve. (Prov. 25:11) Edhe pse ndonjëherë mund të tregojmë shkurtimisht diçka nga përvoja jonë, duhet të frenohemi që të mos flasim tepër për veten. (Prov. 27:2; 2 Kor. 10:18) Në vend të kësaj, të bëjmë çmos ta drejtojmë vëmendjen te Jehovai, te Fjala e tij dhe te populli i tij.—Zbul. 4:11. w23.04 24-25 ¶17-18

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2025
Mirë se erdhe!
Ky është një mjet kërkimi për botimet në gjuhë të ndryshme të Dëshmitarëve të Jehovait.
Për të shkarkuar botimet, të lutemi vizito jw.org.
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo