BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2026)
Shkëputu
Hyr me identifikim
BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
Mirë se erdhe!
Ky është një mjet kërkimi për botimet në gjuhë të ndryshme të Dëshmitarëve të Jehovait.
Për të shkarkuar botimet, të lutemi vizito jw.org.
Njoftim
Tani është në dispozicion edhe në gjuhët: Betsileo
  • Sot

E premte, 31 tetor

Vetë Ati ju ka për zemër, ngaqë më keni pasur për zemër mua dhe keni besuar se unë erdha si përfaqësues i Atit.—Gjoni 16:27.

Jehovait i pëlqen shumë t’u shprehë miratimin dhe dashurinë atyre që i ka për zemër. Në Shkrime tregohen dy raste kur i tha Jezuit se ishte Biri i Tij i dashur, që e miratonte. (Mat. 3:17; 17:5) A do të të pëlqente ta dëgjoje Jehovain tek të siguron se ke miratimin e tij? Sot Jehovai nuk na flet nga qielli, por përmes faqeve të Fjalës së tij. Mund «ta dëgjojmë» Jehovain që na thotë se na miraton kur lexojmë fjalët e Jezuit tek ungjijtë. Jezui e pasqyroi në mënyrë të përsosur personalitetin e Atit të tij. Ndaj kur lexojmë se Jezui u shprehte miratimin e tij dishepujve të papërsosur por besnikë, mund të përfytyrojmë që Jehovai po na i thotë neve ato fjalë. (Gjoni 15:9, 15) Nëse hasim sprova, nuk do të thotë se kemi humbur miratimin e Perëndisë. Përkundrazi, ato na japin mundësi për të provuar sa fort e duam dhe sa shumë i besojmë Jehovait.—Jak. 1:12. w24.03 28 ¶10-11

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2025

E shtunë, 1 nëntor

Nga goja e fëmijëve dhe e foshnjave ke marrë lavdi.—Mat. 21:16.

Nëse je prind, ndihmoji fëmijët të përgatitin komente të përshtatshme për moshën e tyre. Ndonjëherë në mbledhje diskutohen tema serioze, si problemet martesore ose çështjet morale, por prapë mund të ketë një a dy paragrafë ku mund të komentojnë fëmijët. Gjithashtu ndihmoji fëmijët të kuptojnë pse ka shumë mundësi të mos ua japin fjalën sa herë që ngrenë dorën. Ky shpjegim mund t’i ndihmojë të mos zhgënjehen kur zgjidhen të tjerë të komentojnë. (1 Tim. 6:18) Të gjithë mund të përgatitim komente besimforcuese që nderojnë Jehovain dhe u japin zemër bashkëbesimtarëve. (Prov. 25:11) Edhe pse ndonjëherë mund të tregojmë shkurtimisht diçka nga përvoja jonë, duhet të frenohemi që të mos flasim tepër për veten. (Prov. 27:2; 2 Kor. 10:18) Në vend të kësaj, të bëjmë çmos ta drejtojmë vëmendjen te Jehovai, te Fjala e tij dhe te populli i tij.—Zbul. 4:11. w23.04 24-25 ¶17-18

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2025

E diel, 2 nëntor

Le të mos flemë si të tjerët, por të rrimë zgjuar dhe të ruajmë gjykimin.—1 Sel. 5:6.

Dashuria është jetësore që të rrimë zgjuar dhe të ruajmë gjykimin. (Mat. 22:37-39) Dashuria për Perëndinë na ndihmon të tregojmë qëndrueshmëri në veprën e predikimit pavarësisht nga problemet që mund të hasim. (2 Tim. 1:7, 8) Gjithashtu, nga dashuria për ata që nuk janë shërbëtorë të Jehovait, vazhdojmë të predikojmë ose edhe të japim dëshmi me telefon e me letra. Nuk i humbim shpresat se një ditë njerëzit do të ndryshojnë dhe do të fillojnë të bëjnë atë që është e drejtë. (Ezek. 18:27, 28) Të duam të tjerët përfshin edhe të duam vëllezërit e motrat. E tregojmë këtë dashuri ‘duke i dhënë zemër njëri-tjetrit e duke e forcuar’. (1 Sel. 5:11) Ashtu siç bëjnë ushtarët kur luftojnë krah për krah, ne i japim zemër njëri-tjetrit. Ne nuk do t’i lëndonim kurrë me dashje vëllezërit e motrat, e as do ta kthenim të keqen me të keqe. (1 Sel. 5:13, 15) Tregojmë dashuri edhe duke respektuar vëllezërit që drejtojnë në kongregacion.—1 Sel. 5:12. w23.06 9 ¶6; 11 ¶10-11

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2025
Mirë se erdhe!
Ky është një mjet kërkimi për botimet në gjuhë të ndryshme të Dëshmitarëve të Jehovait.
Për të shkarkuar botimet, të lutemi vizito jw.org.
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo