Mateu
6 Kini mendjen që të mos e shfaqni drejtësinë+ tuaj vetëm për të rënë sy para njerëzve, përndryshe nuk do të keni asnjë shpërblim nga Ati juaj që është në qiej. 2 Kur të japësh lëmoshë,+ mos i bjer trumbetës,+ si bëjnë hipokritët nëpër sinagoga dhe nëpër rrugë, që të marrin lavdi nga njerëzit. Vërtet po ju them: ata e kanë marrë tashmë të plotë shpërblimin e tyre. 3 Por kur të japësh lëmoshë, dora e majtë të mos dijë se ç’po bën e djathta, 4 që lëmoshën ta japësh në fshehtësi. Atëherë Ati yt që sheh në fshehtësi, do të të shpërblejë.+
5 Kur të luteni, mos jini si hipokritët, sepse atyre u pëlqen të luten duke qëndruar në këmbë+ nëpër sinagoga dhe nëpër qoshet e udhëve të gjera, që të duken.+ Vërtet po ju them: ata e kanë marrë tashmë të plotë shpërblimin e tyre. 6 Ti, megjithatë, kur të lutesh, hyr në dhomën tënde+ dhe, pasi të kesh mbyllur derën, lutju Atit tënd që është në fshehtësi.+ Atëherë Ati yt që sheh në fshehtësi, do të të shpërblejë. 7 Por kur të lutesh, mos thuaj gjithnjë të njëjtat gjëra,+ si bëjnë njerëzit nga bota,* të cilët kujtojnë se do të dëgjohen ngaqë përdorin shumë fjalë. 8 Mos u bëni si ata, sepse Perëndia, Ati juaj, e di se për ç’gjëra keni nevojë,+ madje përpara se t’ia kërkoni.
‘Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë+ emri+ yt. 10 Ardhtë mbretëria+ jote. U bëftë vullneti yt,+ si në qiell, edhe në tokë.+ 11 Na e jep bukën për këtë ditë+ 12 dhe na i fal mëkatet,* sikurse edhe ne i kemi falur ata që kanë mëkatuar kundër nesh.*+ 13 E mos na ço në tundim,+ por na çliro nga i ligu.’+
14 Sepse po t’ua falni njerëzve shkeljet, edhe Ati juaj qiellor do t’ju falë ju,+ 15 por, po të mos ua falni njerëzve shkeljet, as Ati juaj qiellor nuk do t’i falë shkeljet tuaja.+
16 Kur të agjëroni,+ mos e ngrysni më fytyrën si hipokritët, sepse ata shfytyrohen që njerëzit t’i shohin se po agjërojnë.+ Vërtet po ju them se ata e kanë marrë tashmë të plotë shpërblimin e tyre. 17 Por ti, kur të agjërosh, lyeje kokën me vaj dhe laje fytyrën,+ 18 që të mos të shohin njerëzit se po agjëron, por Ati yt që është në fshehtësi.+ Atëherë, Ati yt që po sheh në fshehtësi, do të të shpërblejë.
19 Mos grumbulloni më thesare+ në tokë, ku brejnë mola dhe ndryshku, dhe ku hajdutët thyejnë e vjedhin. 20 Më mirë, grumbulloni thesare në qiell,+ ku nuk bren as mola, as ndryshku,+ dhe ku hajdutët nuk thyejnë e nuk vjedhin. 21 Sepse, ku të jetë thesari yt, atje do të jetë edhe zemra jote.
22 Llamba e trupit është syri.+ Prandaj, nëse syri yt është i thjeshtë, gjithë trupi do të jetë i ndriçuar, 23 por nëse syri yt është i lig,+ gjithë trupi do të jetë i errët. Në të vërtetë, nëse drita që ke, është errësirë, sa e madhe do të jetë errësira!+
24 Askush s’mund të jetë skllav i dy zotërinjve: ose do të urrejë njërin e do të dojë tjetrin,+ ose do të ngjitet pas njërit e do të përbuzë tjetrin. Ju s’mund të jeni skllevër edhe të Perëndisë, edhe të Pasurisë.+
25 Për këtë arsye po ju them: mos jini më në ankth+ për shpirtrat tuaj, se ç’do të hani ose ç’do të pini, as për trupat tuaj, se ç’do të vishni.+ A nuk ka më shumë vlerë shpirti se ushqimi, dhe trupi më shumë se veshja?+ 26 Vështroni me kujdes zogjtë+ e qiellit: ata nuk mbjellin, nuk korrin dhe nuk mbledhin në depo, e megjithatë Ati juaj qiellor i ushqen. A nuk vleni ju më shumë se ata?+ 27 Kush nga ju, duke qenë në ankth, mund ta zgjatë sadopak jetën e vet?+ 28 Dhe, pse jeni në ankth për veshjen? Shihni se si rriten zambakët+ e fushës, dhe mësoni prej tyre. Ata nuk robtohen dhe nuk tjerrin, 29 megjithatë unë po ju them se as Solomoni,+ me gjithë lavdinë që kishte, nuk ishte i veshur si një prej tyre. 30 Nëse Perëndia vesh kështu bimësinë e fushave, që sot është e nesër hidhet në furrë, a nuk do t’ju veshë shumë më tepër ju, o besëpakë?!+ 31 Prandaj, mos jini kurrë në ankth+ e mos thoni: ‘Ç’do të hamë?’ ose ‘Ç’do të pimë?’ ose ‘Çfarë do të veshim?’ 32 Sepse të gjitha këto i kërkojnë me etje kombet, por Ati juaj qiellor e di se ju keni nevojë për të gjitha këto gjëra.+
33 Vazhdoni të kërkoni në radhë të parë mbretërinë dhe drejtësinë e Perëndisë,+ dhe të gjitha këto gjëra të tjera do t’ju shtohen.+ 34 Prandaj, mos jini kurrë në ankth për të nesërmen,+ sepse e nesërmja do të ketë ankthet e veta. Secilës ditë i mjafton e keqja e vet.